GjevgjeliaNET: Autobusët e Amdi Bajram mbushen me refugjat në Gjevgjeli?!

0
124

Dje në youtube është paraqitur një video kur tregohet transporti i organizuar i refugjatëve nga anëtari aktual i këshillit të Komunës Gjevgjeli nga radhët e pushtetit, njofton GevgelijaNET.

“Hajde bre, hajde pak”, thotë Branko Mitrov dhe i shtyn refugjatët që të futen në autobus në sekondën e 13 të videos.

Portreti i Mitrov shihet në sekondën e 56, dhe pastaj shikohet se si një njeri që ka hipur në autobus zbret pa arsyetim.

Vet emri i videos “Pjesëmarrja e pushtetit të Gjevgjelisë në mbushjen e autobusëve të Amdi” tregon se Mitrov përkujdeset për të siguruar profit për liderin e tij partiak Amdi Bajram i cili në muajt e fundit vazhdimisht po çon autobus para urës në Lumin e shkretë në Gjevgjeli dhe me këtë në vend se të ndihmoj po merr pjesë në profitin nga kriza e refugjatëve, shkruan GjevgjeliaNET.