‘Vjedhësit e bukës i çojnë në burg, ndërsa me hajdutët e pushtetshëm zhvillohen bisedime!’

Shkrimtari Kim Mehmeti i ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Maqedoni.

“Mediat raportojnë se ndërkombëtarët vazhdojnë me presionin që partitë parlamentare në Maqedoni të arrijnë marrëveshje për tejkalimin e krizës politike! Në ndërkohë, ne qytetarët e këtij shteti, vazhdojmë të mbetemi në duart e regjimit DPMNE-BDI, në duart e të dyshuarve për hajni, për keqpërdorim të institucioneve të shtetit, për burgosje e vrasje të njerëzve të pafajshëm… Po pra, neve na është dhënë rasti të shohim qartë se jetojmë në kohë kur me vjedhësin e një buke merret gjykata, e cila atë e çon në burg, ndërkaq me hajdutin e pushtetshëm zhvillohen bisedime të ndërmjetësuara nga ndërkombëtarë dhe me ata arrihet kompromis politik!”, ka shkruar Mehmeti.

Artikulli paraprakRonaldo: Titullin e kampionit të Evropës ua dedikojë fëmijëve palestinez
Artikulli vijuesMaqedonia të zhvillojë apiturizëm, porosisin bletarët