Vjen modeli i ri Mac Pro

Mac Pro , kompjuteri i tavolinës më i ri nga gjiganti amerikan i elektronikës Apple, prej disa ditësh mund të blihet online në AppleStore.

I prezantuar paraprakisht në muajin qershor, produkti i ri Mac Pro, ka një dizajn futurist në formë cilindri, që mund të qëndrojë edhe mbi tavolinën e punës, duke pasur parasysh që zë një të tetën e volumit të produktit të mëparëshëm, bën të ditur Agjencia italiane e Lajmeve ANSA.Ky model krahasuar me atë të mëparëshmin operon me procesorët e teknologjisë së fundit Intel Xeon. Nga specialistët mendohet se ky prodhim i ri do të shënojë fillimin e një ere të re për kompaninë Apple.

Në Europë, ky model i ri,versioni i parë i të cilit doli në vitin 2006, arrin në sezonin e festave,si një dhuratë për të gjithë ata që adhurojnë teknologjinë me një çmim prej 3000 Eurosh./koha/kohaislame

Artikulli paraprakiPhone 6 gati në maj 2014
Artikulli vijuesVlera dhe rëndësia e diturisë