Samsung Galaxy S6 pritet të vijë me 4GB RAM

0
158

Ndërsa Kongresi Botëror Mobil 2015 është më afër, gjithnjë e më shumë do të dëgjojmë raporte për pajisjen e ardhshme kryesore të Samsung, përkatësisht gjeneratën e re të telefonit Galaxy S6.

 

Disa edhe herë në të kaluarën është folur në lidhje me harduerin e supozuar që do ta sjell Samsung Galaxy S6, dhe në mesin e specifikave përfshihet gjithçka.

Thashethemet e mëparshme kishin lënë të kuptohet se Samsung Galaxy S6 do të shfaqet me 3GB RAM, por një raport i ri që vjen nga brigjet koreane, duke cituar analistët, sugjeron se pajisja kryesore e kompanisë Samsung në fakt do të vijë me 4GB RAM, transmeton Telegrafi.

 

Ka shumë spekulime lidhur me specifikat e mundshme të telefonit të Samsung që pritet të prezantohet në kongresin botëror këtë vit, dhe në mesin e shumë detajeve jozyrtare është thënë edhe se Samsung do ta ofrojë telefonin e saj edhe në variantin e Galaxy S6 Edge që do ti ketë të dy anët e ekranit të saj të lakuara.

 

Për më tepër, është thënë disa herë tashmë se S6 do të shfaqet me një ekran prej 5-inç me 2560 x 1440 piksel, procesorin 64-bit Snapdragon 810 apo atë në Exynos, konfigurimin e memories së brendshme deri në 128GB, kamerën e pasme me 20MP për foto dhe video, si dhe një kamerë të përparme me 5MP.