Vjet 3.2 milionë raste shkeljesh të të drejtave të njeriut në Rusi

Gjatë vitit të kaluar në Rusi janë regjistruar 3.2 milionë raste të shkeljes së të drejtave dhe lirive të njeriut.

Sipas një deklarate të Kremlinit, Putin mori pjesë në takimin e zgjeruar të prokurorëve rusë, dhe në takim u analizua puna e prokurorisë në vend.

Në takim morën pjesë 317 gjyqtarë dhe prokurorë nga të gjitha rajonet e Rusisë, kurse Putin mbajti një fjalim para të pranishmëve.

“Prokuroria në vitin 2015 ka regjistruar 3.2 milionë raste të shkeljes së të drejtave dhe lirive të njeriut”, citon AA të ketë thënë Putin, duke shtuar se shumica e këtyre rasteve kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave kushtetuese.

Kryeprokurori i Rusisë, Yuri Chaika në kuadër të hetimeve penale disiplinore dhe administrative ka sanksionuar gati një milion shkelës.

Artikulli paraprakRrëfimi i Albertit nga Prishtina, pas kthimit nga lufta e Sirisë (VIDEO)
Artikulli vijuesRusia fajëson Perëndimin për sulmet në Bruksel