Vlera e skanimeve mjekësore, a janë të domosdoshme?

Njerëzët që ndjejnë dhimbje në shtyllën kurrizore shkojnë tek mjeku duke menduar se shkaku i dhimbjeve mund të zbulohet nëpërmjet një skanimi. Por kërkimet në këtë fushë tregojnë se skanimet rutinë nuk ndihmojnë edhe aq shumë sepse rezultatet e këtyre analizave nuk përmirësojnë mënyrat e trajtimeve. Ekspertët rekomandojnë që skanimi të përdoret vetëm nëse mjekët dyshojnë për shkaqe serioze të dhimbjeve.

Rreth 85 përqind e amerikanëve përjetojnë dhimbje në pjesën e poshtme të shtyllës kurrizore në një a më shumë raste. Udhëzimet klinike për zbulimin e shkaqeve të këtyre dhimbjeve nuk rekomandojnë përdorimin rutinë të skanimeve, por megjithatë shumë pacientë u nënshtrohen skanimit. Ekspertët pranë qëndrës mjekësore të universitettit të shtetit Oregon morrën në shqyrtim shëndetin e pacientëve që i ishin nënshtruar analizës me skanim dhe të atyre që nuk kishin kaluar në këtë aparat. Të dhënat treguan se skanimet nuk i kishin ndihmuar ata për t’u shëruar më shpejt, apo për të lehtësuar dhimbjet. Kjo për arsye se trajtimi është i njëjtë me apo pa skanim dhe se dhimbjet tek shumë pacientë pakësohen pas trajtimit me tableta kundër dhimbjeve, apo me terapi fizike, ose ushtrime të lehta si ecje e notim.

Skanimet u kushtojnë pacientëve dhe spitaleve më shumë para si dhe i ekspozojnë pacientët ndaj rezeve radioaktive. Ekspertët thonë se mjekët duhet të rekomandojnë kryerjen e skanimeve vetëm nëse dyshojnë për ndonjë problem të rëndë siç janë dëmtim fijesh nervore ose kancer./voa

Artikulli paraprakVitaminat shtesë, dobitë dhe e vërteta rreth tyre?
Artikulli vijuesAjri i ndotur dhe zhvillimi i foshnjes në fetus