QKUK ia ringjet gishtin pacientit që e kishte këputur gjatë punës me sharrë elektrike

Qendra Klinike Universitare e Prishtinës ka thirrur një konferencë për media për të hënën në ora 11:00, përmes së cilës do të njoftojë gjerësisht në lidhje me një intervenim të rrallë të bërë në këtë klinikë.
Sipas një njoftimi dërguar mediave, QKUK thotë se në konferencë do të prezantohet rasti i riplantimit (ringjitjes) së gishtit, e kryer në kuadër të QKUK-së.

“Ringjitja e gishtit është bërë tek një pacient i lindur më 1970, i cili kishte këputur gishtin gjatë punës me sharrë elektrike. Pas operacionit mbi 5-orësh, ekipi mjekësor ka arritur të ringjis gishtin, i cili tani kryen funksion të plotë”, thuhet në këtë njoftim për media.

Më tej theksohet se ringjitja e gishtit është kryer me metodën mikrokirurgjike nga ekipi i kryesuar nga kirurgu plastik, ass. Ylber Zejnullahu, Dr. Pleurat Sejdiu, specialist i ortopedisë dhe dr. Alban Gjonbalaj, anesteziolog kujdestar.

Ndërkaq, detajet tjera do të jepen në konferencë për medie, ku përveç profesionistëve të lartpërmendur do të paraqitet edhe prof.dr. Hysni Arifi, drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Plastike.

Artikulli paraprakKelmendi: Më është premtuar posti i zëvendëskryeministrit
Artikulli vijuesShënohet 101 vjetori i betejës tokësore në Çanakkala