VLERAT DHE VETITE SHERUESE TE KAKAOS

Deri perpara disa kohesh njerezit do te qendronin larg çokollatave apo çdo lloj produkti te prodhuar me kakao , por qe prej pak kohesh , te gjithe ne maniakete kakaos patem kenaqesine e degjimit te lajmit fantastik qe e ngrente kete te fundit ne qiell per vlerat e saj ushqyese.Kisha kohe qe e dija se bente mire per zemren dhe tensionin per shkak te permbajtjes se larte te substances se flavonoidit.Por kohet e fundit po degjojme perhere e me shume se kakao i beka mire dhe qelizave te trurit.Sipas studimeve dhe kerkimeve 15 vjeçare te dr.Norman Hollenberg nga Universiteti i Harvardit ,nje substance e gjendur ne kakao e quajtur, epicatechin mund te ule rrezikun ndaj semundjeve te zemres psh si ataku,tensionit te larte , kancerit , diabetit.Dr.Hollenb erg mendon se kjo e fundit duhet te konsiderohet si vitamine dhe se hyn ne klasen e flavonoideve , qe gjenden gjithashtu ne vere,çaj,fruta,çokollate dhe perime.Thuhet se ndihmon enet e gjakut te relaksohen dhe si rrjedhim ndikon ne qarkullimin e mire te gjakut.Mendohet se antioksidantet qe permban kjo substance , ndihmojne ne parandalimin e kancerit.Dr.Hollenb erg sado qe nenvizon faktin se ky eshte veç nje zbulim i paperfunduar (te pakten eshte me i ndershem se ca te tjere ka treguar per kerkimet e tij ne krahinen e Kunes te Panamase ku njerezit pijne rreth 40 filxhane kako ne jave dhe nuk pijne gje tjeter.Rastet e 4 semundjevete lartpermendura aty ishin nen 10%.Gjithashtu banoret e Kunes ne pergjithesi jetojne me gjate dhe nder ta rastises shume me pak ne raste “rrjedhje” Megjithese ende nuk dihet nese eshte vetem kakao qe ata pijne me shumice arsyeja apo dhe genet e tyre.Por eshte per tu theksuar fakti se pasi disa nga keta njerez kane kaluar ne qytet dhe kane filluar te jetojne sipas menyres se jeteses dhe ushqimit te qytetareve aty , kane filluar ti ngjajne atyre nga semundjet..
 
KAKAOJA SHERUESE E SHUME SEMUNDJEVE
 
Kakaoja mbron nga sëmundjet kardiovaskulare, stimulon neuronet, kuron gjendjen shpirtërore. Ajo ka të gjitha vetitë e çokollatës.
Stimuluese, antidepresive, për çdo nevojë afrodiziake. Për disa persona nuk ka shumë ndryshime nga një drogë. Kakaoja, mes të gjitha ushqimeve, është burimi më i pasur me “flavanoli”, substanca biologjikisht aktive, të cilat gjenden tek ushqimet bimore. Të mos i ngatërrojmë me “flavanoli”-t e verës, të cilat mungojnë te kakaoja. Ato janë substanca intoksikuese, që gjenden në brendësi të saj, që mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ndihmojnë në mbajtjen hapur të arterieve. Pak kakao mund t‘i japë një shtysë kujtesës.
 
Kakaoja, si çaji dhe kafeja, përmban substanca të ngacmuese të cilat veprojnë mbi receptorët e sistemit nervor, duke rregulluar efektshmërinë e qelizave. “Flavanoli” nxit një pjesë të mirë të përgjigjeve të neuroneve, që është reagimi i parë në bazë të fenomeneve shumë të vështira të kujtesës dhe kuptimeve.
 
Kakaoja përmban Flavan-3-ols, një përbërës i cili ndihmon në uljen e presionit të gjakut. Përbërësit e kakaos njihen si nga antioksidantët më të përqendruar dhe që ju mbrojnë realisht nga sëmundjet e zemrës dhe nga kanceri. Po ashtu, mos harroni edhe çokollatën e zezë, e cila ju mbron nga rreziku i vdekjes.
 
Kakao:
Të mbron nga sëmundjet kardiovaskulare
Është antidepresive
Bën të mundur uljen e presionit të gjakut
Parandalon kancerin
Zhvillon kujtesën
Artikulli paraprakViruset ikin nga çaji i zi dhe nga kafja
Artikulli vijuesFasulet pastrojnë organizmin