Vlorë, gjendet një gomone 8 m; do transportonte drogë drejt Italisë

1 Min Read

Policia Kufitare e Vlorës, ka konstatuar një gomone rreth 8 m të gjatë duke lëvizur rreth zonës së Sazanit dhe Karaburunit.

Rojet bregdetare janë vënë në ndjekje të saj dhe rreth orës 7 të paradites së sotme, e kanë gjetur mjetin të braktisur në zonën e Karaburunit, në vendin e quajtur “Bri-stan”. Sipas burimeve nga Policia Kufitare, dyshohet se mjeti i fuqishëm ishte gati për të transportuar lëndë narkotike drejt Italisë.

TAGGED:
Share This Article