VLORË – TURIZMI FAMILJAR, MUNGOJNË TË ARDHURAT NGA TAKSAT

Megjithëse turizmi familjar përbën rreth 70 për qind të kapacitetit akomodues në qytetin e Vlorës, të ardhurat e siguruara nga vjelja e taksave prej tij janë pothuajse në nivelin zero.

Megjithëse turizmi familjar përbën rreth 70 për qind të kapacitetit akomodues në qytetin e Vlorës, të ardhurat e siguruara nga vjelja e taksave prej tij janë pothuajse në nivelin zero.

Burime zyrtare të bashkisë së këtij qyteti, pohojnë për ATSH-në se, aktualisht, vjelja e taksave nga ky lloj biznesi nuk kryhet, për shkak të vështirësive në rregjistrim dhe të mungesës së një skeme efektive. Në këto kushte, kontributi i turizmit familjar në të ardhurat lokale, pothuajse mungon.

Në qytetin e Vlorës dhe përgjatë bregdetit, funksionojnë 8000-10 000 njësi të turizmit familjar, të cilat janë të parregjistruara. Këto njësi menaxhojnë rreth 70 për qind të pushuesve, që akomodohen gjatë sezonit turistik në qytetin e Vlorës.

Gjatë vitit të kaluar, qytetin e Vlorës e vizituan më shumë se 300 mijë pushues, mes të cilëve, rreth 70 mijë i përkisnin kategorisë së atyre që u akomoduan në rrjetin hotelerik dhe në objektet e turizmit familjar, për një periudhë prej 10-15 ditore. Pjesën më të madhe në këtë numër e zinin pushuesit ditorë, të cilët vinin nga Tirana, apo rrethet fqinjë. Gjithashtu, gjatë vitit të kaluar u shënua një rritje e ndjeshme e turistëve të huaj, krahasuar me vitin paraardhës me rreth 12 përqind. /TRT/kohaislame

Artikulli paraprakSllovenët i thanë jo adoptimit të fëmijëve nga ana e homoseksualëve
Artikulli vijuesNATA ME GJUMË DHE GJUMI ME KARAR!