Pas deklaratës së liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, se aktivistët qytetar, kryesisht ata të Sorosit janë regjistruar dhe ligjëratat e tribunat e këtyre OJQ-ve janë dukur si seanca të sekteve, në Çair dhe në televizionin Shenja janë shpërndarë dollar me fotografinë e gazetarit Muhamed Zekiri ku shkruan “ Pagues i Sorosit”.
“Bandë kriminale e VMRO-së mos harxhoni para për print dhe toner dhe kështu reklamë falas të më bëni.
Ku të ju paguaj nga paratë e SOROSIT që të kontribuoj edhe unë në kampanjë?”, shkroi në profilin e tij në Facebook, Muhamed Zekiri.