Llogaria e Komandës Qëndrore Amerikane në Twitter dhe YouTube është marrë nën kontrollin e hakerëve që thonë se i përkasin grupit Shteti Islamik. Në to janë postuar kërcënime ndaj ushtarëve amerikanë, duke paralajmëruar “Po vijmë. Ruhuni nga ISIS.” Mesazhet e tjera me Tweeter që pasuan përfshijnë fotografi të dokumentave që duket se kanë numrat e telefonave, adresat e emailave dhe adresat e shtëpive të dhjetra zyrtarëve ushtarakë amerikanë. Në faqet e marra nën kontroll nga hakerat, po ashtu duket se janë postuar disa harta sekrete ushtarake të Kinës dhe Koresë së Veriut. Vërtetësia apo rëndësia e këtyre dokumenteve nuk mund të konfirmohet. Zyrtarët e Komandës Qëndrore CENTCOM nuk iu përgjigjën menjëherë pyetjeve të Zërit të Amerikës rreth sulmit kibernetik. Por Pentagoni konfirmoi sulmin dhe tha se po merren masat e duhura për këtë çështje. (VOA)
You Might also Like
A shitet Windows Phone më tepër se iPhone në disa shtete
Nëse i referohemi shifrave në treg, pajisjet me Windows Phone klasifikohen vërtet larg krahasuar me…
By
2 Min Read
Edhe fëmijët nën 13 vjeç në Facebook?
Mosha kufitare për regjistrim në rrjetin Facebook është 13, kështu që veglat vëzhguese të ekspertëve…
By
2 Min Read
Microsoft heqë Gadgets nga Windows 8
Tetorin e kaluar, Gadgets të Windows u menduan se do të ishin të pranishme edhe…
By
1 Min Read
Samsung lëshon telefonin Galaxy S III
Samsung gjatë ditës së sotme paraqiti Samsung Galaxy S III në një ngjarje madhore për…
By
2 Min Read
Dell braktis berzat, kthehet në biznes privat!
Kohëve të fundit, jozyrtarisht është folur rreth mundësisë që Dell të ndërpres tregtimin e aksioneve…
By
1 Min Read
Si mund të mësoni dhe përfitoni njohurit e reja falas, nga 37 faqe në Internet
Padyshim, përfitimi i njohurive të reja kërkon investime në shkolla dhe kurse të ndryshme. Secila…
By
4 Min Read
