Ministrat e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe Anxhelino Alfano thanë se po punojnë shumë ngushtë mes tyre dhe me tërë Ballkanin Perëndimor kundër çdo shfaqejeje të terrorizmit dhe radikalizimit Denion Ndrenika Lufta kundër terrorizmit dhe radikalizmit u pohua se është shqetësim nga Shqipëria dhe Italia disa minuta më parë. Ministrat e Brendshëm të të dy vendeve, italiani Anxhelino Alfano dhe mikpritësi Saimir Tahiri ia pohuan medias këtë shqetësim pas takimit që zhvilluan në Tiranë. Por, ministri Alfano theksoi se nuk ka ndonjë kërcënim serioz, ndonëse pohoi se meqë Roma dhe Italia prej vitit 2001 bëjnë pjesë në koalicionin që lufton terrorizmin, “jemi të vetëdijshëm që bëjmë pjesë edhe në atë komunitetet që mund të jetë në shenjestër të këtyre akteve terroriste”: “Ne nuk kemi asnjë kërcënim konkret dhe as ndonjë sinjal për organizim të mundshëm të ndonjë atentati. Por kjo nuk na bën të ndihemi të qetë”. Zoti Alfano theksoi gjithashtu se “niveli ynë i alarmit është shumë i lartë” përsa i përket siç tha “ndjeshmërisë dhe gatishmërisë”. “Për këtë arsye ne kemi marrë masa për të ruajtur të gjithë objektivat që mund të jenë në jenë në shënjestër të këtyre akteve terrorist, në mënyrë akoma më më efikase krahasuar me periudhën e mëparshme”. Ministri Alfano i dha përgjigje edhe pyetjes mbi valëvitjen në Vatikan të flamurit të terroristëve të Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë (apo Levantit (ISIS/ISIL): “Ai flamur i zi që valëvitet mbi kupolën e Vatikanit nga i vetëshpalluri Khalif mund të interpretohet në mënyrën që ata duan ta interpretojnë”. Ministri Saimir Tahiri pohoi që në fillim se me zotin Alfano u adresua ajo që e quajti “çështje që është në rendin e parë të prioriteteve për ne, për rajonin por edhe për të gjitghë vendet e Bashkimit Europian”: Domosdoshmëria për koordinimin konkret mes vendeve tona në kuadër të luftës së përbashkët kundër terrorizimit”.
You Might also Like
Brasha ia preu veshin në sy të gruas bashkëfshatarit nga Hasi
Policia është përqëndruar në pistën e vrasësve me pagesë të porositur nga Anglia, për atentatin…
By
Redaksia
1 Min Read
Pse e dha dorëheqjen kryebashkiaku i Pogradecit?
Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Artan Shkëmbi, dha dorëheqjen nga kjo detyrë. Lajmërimin e…
By
Redaksia
1 Min Read
PDIU, Mamo: Përkujtoni dhe gjenocidin çam, jo vetëm Holokaustin
TIRANE- PDIU i ka kërkuar dje qeverisë të marrë masa për përkujtimin e gjenocidit çam,…
By
Redaksia
3 Min Read
Ekskluzive: Gazetari hulumtues, Sali Berisha ka zhdukur Remzi Hoxhën dhe ka vrarë Azem Hajdarin (Video)
Gazetari Artan Hoxha është përplasur për here të parë në TV me ish-Kryeministrin Sali Berisha,…
By
Redaksia
2 Min Read
Shantazh 14-vjeçares: Bëj seks me mua ose tregoj që s’je e virgjër
Një 19-vjeçar nga Tirana i cili abuzonte seksualisht me një 14-vjeçare prej disa muajsh, është…
By
Redaksia
1 Min Read
Sokol Mjacaj, vrasësi patologjik që “ua hodhi” të gjithëve para 5 vjetësh
20 vjeç, tashmë është vrasës i regjur dhe grabitës me nam. Madje ka arritur të…
By
Redaksia
3 Min Read
