Vogëlushja siriane këndon e lumtur, por këngën ia ndërpret një shpërthim bombe! (Video,+16)

Ky filmim shqetësues tregon një vajzë siriane duke kënduar e lumtur para kamerës, para se një shpërthim i fuqishëm të ndodhte jashtë shtëpisë së saj.

Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, derisa shtëpia tronditet nga shpërthimi, ajo kapet dhe zhvendoset në një dhomë tjetër.
Shpërthimi duket të dëgjohet në fund të videos, por ende nuk dihet nëse dikush ishte lënduar.
Videoja 40 sekondëshe është dëshmia e fundit e vuajtjeve të fëmijëve gjatë luftës në Siri.

Të mërkurën e kaluar, aktivistët publikuan disa pamje në të cilat shihet pesëvjeçari Omran Daqneesh, i cili u shpëtua nga një ndërtesë pjesërisht e shkatërruar pas një sulmi ajror.

https://www.youtube.com/watch?v=NQKjcl4A1ds

Artikulli paraprakSërish ‘Rugovasit’ marrin përgjegjësinë: Sulmuam RTK-në se është rreshtuar në anën e qeverisë
Artikulli vijuesDëshmia e rëndë e një nëne shqiptare nga kampet e azilit