Sërish ‘Rugovasit’ marrin përgjegjësinë: Sulmuam RTK-në se është rreshtuar në anën e qeverisë

Me granatë dore mbrëmë është sulmuar Televizioni Publik i Kosovës, ndërsa grupi që ka marrë përsipër sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, ka marrë po ashtu përgjegjësinë për sulmin ndaj RTK.

Një email dërguar në redaksinë e Telegrafit, me emrin “Rugovasit Rugovasit” thuhet se ata kanë sulmuar mbrëmë RTK-në.

Më poshtë, mund të lexoni njoftimin e plotë, pa ndërhyrje:
“Mbrem e sulmuam RTK-ne me granat dore. Arsyet per kete sulm jane si me posht:

RTKja nuk na e qiti njoftimin qe ne e kishim sulmue shpine e Murat Mehs para disa ditve.
RTKja per cdo dit po qet vec lajme pro demarkacion dhe pro qeveri. RTK-ja asht rreshtu ne anen e qeveris qe po i shet bjeshket tona.
I bajm thirrje krejt gazetarve me e mbrojt token e Kosoves duke e kallxu realitetin e jo me i qit hi syve te popullit tone.

Nese Qeverija nuk nalet sulmet tona kane me u ashpersu perhere ma shume”.

Artikulli paraprak6 arsye si të gjesh lumturinë
Artikulli vijuesVogëlushja siriane këndon e lumtur, por këngën ia ndërpret një shpërthim bombe! (Video,+16)