‘Vrasësi’ i Tom Doshit, i sëmurë mendor me certifikatë

Deputeti Tom Doshi tha dje me anë të një postimi në FB se ka pasur edhe një tentativë vrasje ndaj tij me autor Petrit Çinarin.
 
Por nga dokumentet që ka gjetur e përditshmja Shqiptarja.com, Çinari është i sëmurë mendor që prej vitit 2010 dhe ka një çertifikatë për këtë.
 
Versioni i Doshit ishte se vetë Çinari kishte shkuar në prokurori për të denoncuar babain e Ilir Metës pasi dëshironte të vriste deputetin Doshi.
 
I kontaktuar nga redaksia e Shqiptarja.com, Çinari thotë se nuk mban mend të ketë takuar deputetin Doshi, Ilir Metën apo babanë e tij.
 
Sipas diagnozës së lëshuar nga mjeku specialist, Çinari vuan nga “epilepsi psikomotorre me çregullime psikotike. Fillim demence”./Mapo
Artikulli paraprakQeriqi: Në listat e veteranëve ka edhe njerëz të UDB-së
Artikulli vijuesBajrami urdhëron Inspektoratin të hetojë çështjen e diplomave në Pejë