Si u fsheh incidenti me spiunët rusë në Bazën e Pashalimanit

0
289

Një incident jo vetëm i pazakontë, por edhe i rrezikshëm ka ndodhur në Shqipëri disa muaj më parë, por që është mbyllur në mënyrë misterioze nga organet e shtetit shqiptar.

Burime diplomatike bënë të ditur se ky incident është diskutuar edhe në zyrat e NATO-s mes ekspertëve të zbulimit.

Dy spiunë të shërbimit ushtarak rus GRU që u arrestuan në Rahovec para tre javësh, rast i publikuar nga tesheshi.com, janë kapur më pas nga shërbimi sekret ushtarak shqiptar duke bërë foto të ndaluara në Bazën e Pashalimanit në Vlorë.

Edhe pse janë pikasur duke iu kapur fotot e ndaluara, ata më pas janë deportuar nga vendi duke i kthyer të gjitha materialet.

Ngjarja ka mbetur mister, por burime diplomatike bëjnë të ditur se ka pasur një ndërhyrje të fortë të disa kanaleve, diplomatike që atyre mos u futet gjemb në këmbë.

“Gazetarët” ruse kanë vizituar Muzeun Ushtarak në Bazën e Pashalimanit në Vlorë, dhe më pas janë ndaluar nga ushtria shqiptare.

Pas rreth 3-4 orë ndalim të tyre dhe pas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, nga kjo e fundit më pas vjen një urdhër për lëshimin e tyre, duke iu kthyer njëherësh të gjitha pajisjet, ku bëhej fjalë për aparat fotografik dhe kamera. Ndëshkimi i vetëm i tyre do ishte deportimi nga Shqipëria. Largimi u bë nga kufiri me Malin e Zi.

Por interesant është fakti se një muaj përpara se të kapeshin në Shqipëri (tetor), ata u kapën në Kosovë (shtator) dhe u liruan më pas.

Kjo ndodhi pikërisht në fshatin Hoçë të Madhe të Rahovecit, ku policia e Kosovës ndaloi dy gazetarët rusë të “Noboctnoi Front”, Oksana Sazonova dhe Sergej Belous, të cilët u dyshuan se janë agjent të GRU-së.

Policia e Kosovës njoftoi në atë kohë se dy nga gazetarët rusë janë dëbuar dhe janë gjobitur për arsye se kanë kaluar kufirin për të hyrë në Kosovë, pa dokumente përkatëse. Policia e Kosovës shtetasve rusë u ka ndaluar hyrjen në Kosovë për 5 vite.

Dhe Sergej Belous, pak ditë pas depërtimit nga Kosova, me dy shokë të tjerë “viziton” Muzeun Ushtarak në Bazën e Pashalimanit në Vlorë. Ngjarja është marrë vesh nga burime të tërthorta dhe mësohet se edhe vizita e kreut të CIA-s në Tiranë, John Brennan një muaj më parë ka pasur si objekt pikërisht ofensivën ruse në Ballkan.

Duket se filmin “Ballë për ballë” tashmë po kthehemui ta jetojmë realisht ./kumti.com