Vrasja e komandantit sirian rrezikon procesin e paqes

Vrasja e liderit më të madh të rebelëve Sirian, po shihet si një kërcënim për procesin e nisur të paqes, ku një nga udhëheqësit opozitar thotë se edhe komandantët tjerë duhet të kenë kujdes, se mos janë target i vrasjeve politike.

Zahran Aloushi, lideri i Xhejsh el-Islam, ishte vrarë të premten nga një sulm ajror, që e kanë marrë përsipër forcat qeveritare të Sirisë.

“Ata kanë vrarë një njeri që kishte rol krucial në qështjen e Sirisë”- tha Ahmed Tumah, formuesi i opozitës.

“Vrasja e Zahranit mund ti paraprijë shumë sulmeve me qëllim mbyetjen e figurave kryesore të opozitës si komandant dhe politikanë” është shprehur ai./KohaIslame

Artikulli paraprakStili i udhëtimit të Muslimanit Produktiv!
Artikulli vijuesPërgaditja e liderëve të ardhmërisë