Protestojnë shiitet në Arabinë Saudite

Forcat e Arabisë Saudite kanë qëlluar dhe plagosur disa protestues shiitë, në qarkun Katif.

Protestuesit kërkonin lirimin e të burgosurve shiitë, përfshirë klerikun Mimer al-Miner, transmeton REL.

Autoritetet thonë se nuk ka të plagosur, ndonëse dëshmitarët pohojnë të kundërtën.

Monarkia druan se protestuesit shiitë mund të përshkallëzojnë protestat, ngjashëm si në Bahrejnin fqinj, ku shumica shiite udhëhiqet nga mbretëria sunite./kohaislame

Artikulli paraprakHurma dhe dobitë e saj
Artikulli vijuesLargimi i brengave