Vrasje afër banesës së Vuçiqit në Beograd

Në Beograd dje është vrarë një narko – bos. I vrari Aleksandar Stamenkoviq (42), është pronar i pijetores Piaza del cafe, në lagjen elitare të kryeqytetit serb, Belville ku jeton edhe kryeministri serb Vuçiq.

Vrasja ka ndodhur në afërsi të drejtpërdrejt të banesë së kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftojnë medie serbe, transmeton Koha .net.

Pronari i lokalet ka qenë i njohur për policinë për rrahje e trafikim droge.

Kundër janë zbrazur 11 plumba.

Ekzekutimin e tij e bënë dy persona nga një motor në lëvizje derisa ai po dilte nga vetura.

Atentatorët pasi ikën nga vendi i vrasjes,e dogjën motorin.

Artikulli paraprakTurqia rrit eksportin në vendet e BE-së
Artikulli vijuesVritet një polic në Kumanovë