Një vrasje brenda familjes me tre viktima tronditi banorët e Xhafzotajt në Durrës. Një 41 – vjeçar ka vrarë gruan dhe vjehrrin e tij dhe është vetëvrarë. Autori i krimit, Dritan Petova pasi ka kryer vrasjen ka hipur në një antenë radio rreth 300 m larg vendit të krimit.
Rreth orës 6 të mëngjesit ai qëlloi me automatik bashkëshorten, Zara Petova 35 vjeç dhe babain e saj Ismet Leka 70 vjeç. Vrasja ndodhi në shtëpinë e 70 – vjeçarit pas një grindje me bashkëshorten dhe babain e saj.
Disa fqinj të Dritan Petovës thanë se ai ishte i alkoolizuar. Policia negocioi me të për 5 orë. Përdori edhe djalin e tij për ta detyruar të zbresë nga shtylla. Por ai nuk pranoi dhe rreth ores 11.30 i dha fund jetës me të njëjtën armë që vrau gruan dhe vjehrrin./tvklan.al