Vrau 4 policët, shtyhet sërish gjyqi ndaj Dritan Dajtit

Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Dritan Dajtit, të akuzuarit për vrasjen e katër oficerëve të skuadrës speciale operacionale në vitin 2009.

Pas mungesës së avokatit mbrojtës, Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë për në datën 21 shkurt seancën gjyqësore ndaj Dajtit ndërsa ka zgjedhur edhe dy avokatë të rinj të cilët do të mbrojnë të akuzuarin.

Në fakt, mungesa e avokatëve apo ndërrimi dhe zëvendësimi i tyre prej vetë Dritan Dajtit, po zvarrit procesin prej një viti ndaj tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Gjykata e Krimeve të rënda kishte dorëzuar para 3 javësh pasi nuk kishte gjetur një avokat mbrojtës duke kërkuar një avokat shteti për të mbrojtur interesat e Dritan Dajtit.

Dajti akuzohet se me 7 gushtit 2009 ekzekutoi efektivët e policisë, Saimir Duckollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj, pjesë e skuadrës speciale operacionale të cilët tentuan ta arrestonin të shumë-kërkuarin.kohaislame

Artikulli paraprakChavez kthehet në Venezuelë
Artikulli vijuesDel Ponte kërkon hetime për krime lufte në Siri