Fillon URAGANI…

Përvjetori i ngjarjes në Kumanovë që përkon edhe me ditën e Evropës do të jetë i nxehtë këtë vit në Maqedoni. Këshilli Opozitar ka paralajmëruar marshin protestues që do të shënojë këto dy ngjarje, i cili do të fillojë në ora 17:30 nga parku i Çairit dhe do të vazhdojë deri tek ndërtesa e Qeverisë së Maqedonisë.

Anëtari i Këshillit Opozitar, shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti, ka shpërndarë njoftimin për marshin protestues me mbishkrimin: ““Le të PROTESTOJMË të gjithë sa jemi, le të ngremë zërin kundër atyre që janë të gatshëm ta flijojnë edhe popullin, vetëm për ta shpëtuar vetveten, pra nga ata që do na kishin çuar edhe drejtë vëllavrasjes, vetëm që me gjakun tonë, t’i mbulojë gjurmët e krimit dhe amoralit të tyre! Le ta ngremë zërin kundër të keqes dhe le të tregojmë se ne jemi zëri i vërtetë i shqiptarisë së Maqedonisë!” Thirrjes për protestë i është përgjigjur pozitivisht Lëvizja BESA, e cila njëkohësisht është edhe pjesë e Këshillit Opozitar.

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, nëpërmjet rrjetit social ka konfirmuar përkrahjen e kësaj Lëvizje për këtë protestë. “Lëvizja BESA do t’i përkrahë protestat e paralajmëruara nga Këshilli Opozitar për datën 9 Maj. Shqiptarët do t’i thonë mjaft më përbuzjes, padrejtësive, diskriminimit, proceseve të montuara gjyqësore. Drejtësi, Dinjitet, Demokraci…”, ka shkruar Kasami.

Përndryshe që në paralajmërimet e para të kësaj proteste, është vërejtur një mobilizim i jashtëzakonshëm i qytetarëve të Maqedonisë për të marrë pjesë në këtë protestë, e cila do të mbahet me datë 9 Maj. Marshi protestues, apo ndryshe siç është quajtur “Dita D” (Drejtësi, Demokraci, Dinijtet), konsiderohet se do të jetë një prej kundërpërgjigjeve më serioze të të gjithë atyre që janë të pakënaqur me gjendjen dhe realitetin politik në Maqedoni.

Artikulli paraprakHysni Shaqiri thirrje shqiptarëve: Të dalim masovikisht në protestat e 9 Majit! (Video)
Artikulli vijuesJa si fyheshin shqiptarët në derbin Vardar-Shkëndija – VIDEO