Vrau 77 persona dhe plagosi 240 të tjerë, dënohet me vetëm 21 vjet burg

0
193

Për gjykatën norvegjeze, Anders Behring Breivik është i aftë mendërisht dhe do të qëndrojë në burg për 21 vite, pasi shpallet fajtor për vrasjen e 77 personave në Oslo dhe Utoya në 22 qershor të vitit 2011.

Në momentin e dhënies së vendimit Breivik ka buzëqeshur kur është gjykatësja është shprehur me frazën e aftësisë së tij mendore.

Pesë gjykatësit e cështjes duhet të vendosnin, nëse vrasësi duhej konsideruar i aftë mendërisht apo i sëmurë. Në rast se ai do të kishte probleme mendore, për norvegjezin do të ishte një ndëshkim më i rëndë, pasi për të kjo do të ishte një mosarritje e idealeve.

Breivik pranon vrasjen e 77 personave dhe plagosjen e 240 të tjerëve, kur pas shpërthimit të një bombe në Oslo, iu drejtua kampit të ishullit Utoya, i armatosur “deri në dhëmbë”, hapi zjarr ndaj të rinjve që ndodheshin në kamping duke shkaktuar dhjetra viktima dhe kaos.

33-vjecari pranon vrasjet, por jo fajësinë. “I kreva vrasjet për të ndalur islamizimin e vendit tim”, deklaroi ai para gjykatës duke këmbëngulur se gëzon shëndet të i plotë mendor.

Ndërkohë tani Breivik do të vuajë ditët e tij të burgut në një qeli. Në fakt i janë lënë tre tre qeli me një madhësi prej 8 metrash katrorë secila, me pajisje normale, me kompjuter jo të lidhur me internetin dhe me televizor. Po ashtu për të mbajtur trupin në formë edhe një palestër e vogël. Për ironi, Fox Neës vlerësoi se kjo hapësirë është thuajse e njëjtë me apartamentet normale në New York./tch/kohaislame