Vret motrën,kunatin plagos nipin dhe vetëvritet

Tre viktima, anëtarë të një familjeje janë shtuar sot në mëngjes në qytetin e Shëngjinit në rrethin e Lezhës. Ndërsa një i katërt është dërguar urgjent i plagosur në spital.

Sipas burimeve të policisë, efekti i policisë, 48-vjeçari Aleksandër Ndoi ka qëlluar me pistoletën e tij të shërbimit sot në mëngjes rreth orës 06:30 ndaj motrës së tij, Dana Prendi, 45 vjeçe, kunatit të tij me kombësi italiane, Luigi Denicassa, 50 vjeç dhe ka plagosur edhe nipin e tij N.D., 9 vjeç dhe më pas është vetëvrarë po me të njëjtën armë.

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e motrës në qendër të Shëngjinit dhe paraprakisht dyshohet se shkak janë bërë disa probleme familjare. /albtime/kohaislame

Artikulli paraprakGrupet në Facebook tregojnë se kush i lexon postimet tuaja
Artikulli vijuesPërse trajtimet natyrale