Arrestohen 22 vajza në klube të natës në fshatra të Tetovës

Gjatë kontrollit policorë nëpër klube të natës në fshatrat e Tetovës Sedllarcë e Epërme dhe Zhelinë janë arrestuar gjithsej 22 vajza, shtetase nga Maqedonia dhe Shqipëria dhe një shtetase bullgare të cilat kanë punuar kryesisht si këngëtare apo valltare.

Në objektin “Korabi” në fshatin Sedllarcë e Epërme pronar i së cilës është Z.L (36) nga Tetova, sipas MPB-së, janë kapur dhe më pas janë arrestuar 7 vajza nga Republika e Shqipërisë dhe një nga Republika e Bullgarisë.

Në objektin”Zhelina” në fshatin Zhelinë në pronësi të SH.I (33) dhe M.F (22) të dy nga Zhelina, janë arrestuar 6 shtetase të Shqipërisë dhe 8 nga Maqedonia.
Të gjitha vajzat së bashku me pronarët janë arrestuar dhe po qëndrojnë në Sektorin për punë të brendshme në Tetovë. /portalb/kohaislame

Artikulli paraprakDëmi i vjedhjes nga “babadimrat” 400 mijë euro
Artikulli vijuesKadri Veseli nënkryetari i PDK, i bashkohet Haradinajt në luftën kundër Islamit