Vriten 14 ushtarë pakistanezë

Zyrtarët pakistanezë të zbulimit thanë se 14 ushtarë pakistanezë janë vrarë të dielën kur një autokolonë ushtarake ra në mina në rrugë, në veriperëndimin e trazuar të vendit.

Minat goditën tri automjete të ushtrisë në fshatin Dosalli të Miranshahut, qyteti kryesor i Vaziritanit verior, një prej shtatë agjencive fisnore të Pakistanit.

Zyrtarët pakistanezë thanë se dy automjete janë shkatërruar dhe e treta është dëmtuar.
Njëzet perosna të tjerë u plagosën nga shpërthimi.

Ushtria e Pakistanit ka konfirmuar shpërthimin, por tha se vetëm katër ushtarë janë vrarë dhe 11 janë plagosur.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Por, militantët e lidhur me Al-Qaedan kanë qenë përgjegjës për sulme të ngjashme në këtë rajon.

Artikulli paraprakMubarak shkon në rigjykim
Artikulli vijuesPakistani dhe India bisedojnë për kufirin