Siri, regjimi vazhdon vrasjet

Në sulmet e kryera të martën nga regjimi sirian i Bashar al-Asadit kanë mbetur të vrarë 41 njerëz në të gjithë Sirinë, sipas njoftimeve nga Rrjeti sirian për të Drejtat e Njeriut.

Organizata ka thënë se regjimi vrau 18 njerz në Idlib, 8 në Deraa, 6 në Damask, 4 në Halep, 3 në Latkia dhe 2 në Homs.
Komisioni i Përgjithshëm i Revolucionit sirian ka bërë të ditur se përleshje intensive në mes forcave të regjimit dhe forcave opozitare ka pasur në rajonin Yarmouk të Damaskut.
Forcat e regjimit hodhën bomba me fuçi përreth bazës ajrore ushtarake Al-Qusayr.
Sipas Rrjetit sirian me seli në Londër, më shumë se 140,000 njerëz janë vrarë që nga fillimi i luftës civile tre-vjeçare në Siri./mszh/kohaislame

Artikulli paraprakA.Saudite, Emiratet e Bashkuara, Bahreini i tërheqin ambasadorët nga Katari
Artikulli vijuesUashingtoni pritet të legalizojë marijuanën