Vriten dy persona dhe shkatërrohen tri xhami sunni në Irak

Tri xhami të sektit Sunni janë bombarduar dhe pjesërisht janë shkatërruar përderisa të paktën dy persona janë vrarë në shenjë hakmarrje për dyshimin se kanë vrarë udhëheqësin fetar të Shia-ve në Arabinë Saudite, thonë zyrtarët dhe policia.
Grupe meshkujsh të veshur me uniforma ushtarake kanë detonuar eksplozivët në dy xhamia gjatë natës në regjionin e Hilla-s në jug të Bagdatit, kurse xhamia al-Fateh në Sinjar në dalje të Hillas gjithashtu u dëmtua në rrethana të njëjta, raporton Al Jazeera, përcjellë Klan Kosova.

Arabia Saudite ekzekutoi 47 “terroristë” përfshirë udhëheqësin fetar të Shia Nimr al-Nimr dhe një udhëheqës të dënuar të Al-Qaedas, Faris al-Zahrani të shtunën.
Arabia Saudite njoftoi të dielën ashpërsimin e lidhjeve diplomatike me Iranin, që pasuan sulmin në një ambasadë në Tehran kundër ekzekutimeve në mbretëri të shtunën.

Artikulli paraprakHOXHA QË PËRHAPTE DRITË, DITURI DHE URTËSI
Artikulli vijuesA e keni ditur se kur e kërkoni në internet ISIS-in, policia ju kërkon juve!