Vritet 25 vjeqari ne Deqan

Jeton Shala nga fshati Prapaqan i komunës së Deçanit, i lindur në vitin 1987, është vrarë me armë zjarri në pasditen e së mërkurës nga i mituri S.U., i lindur në vitin 1995.

Sipas zëdhënësit të Policisë Regjionale të Pejës, Xhevat Ibra më 10 tetor rreth orës 17:55, policia është informuar se në fshatin Isniq ka te shtëna me armë zjarri dhe një person është i plagosur rëndë.

“Menjëherë efektivët policor kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe kanë bërë sigurimin, e vendit të ngjarjes duke ju bashkangjitur edhe njësitet përkatëse të Hetimeve Rajonale, Prokurori Publik i Qarkut, si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar edhe vdekjen e viktimës”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Sipas po të njëjtës komunikatë, fillimisht është bërë hetimi dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, dhe bazuar në të dhënat e para, mësohet se personi i dyshuar shtetasi S.U. (1995) nga automjeti i tij i tipit xhip “Opell Montera”, nga afërsia ka shtënë me armë automatike AK-47 ndaj viktimës, me ç’rast nga plagët e marra viktima ka mbetur ne vend pa shenja jete. I dyshuari për vrasje është ndaluar rreth orës 18:10 në Raushiq, ku edhe është arrestuar.

Sipas komunikatës së policisë, personin e dyshuar hetuesit e kanë intervistuar në prezencë të zyrtarit për punë sociale dhe avokatit mbrojtës, për të mësuar të gjitha rrethanat dhe motivin e vrasjes. Ndërkaq, pas kësaj atij i është shqiptuar masa e ndalimit për 24 orë me vendim të Prokurorit, dhe sot është dërguar tek gjyqtari i proceduarës paraprake.

Prokurori Publik i çështjes me vendim ka kërkuar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi, për të ju dorëzuar më pas familjarëve për varrim.kohaislame

Artikulli paraprakShtohen tensionet Ankara – Damask
Artikulli vijuesSa vrasës janë në Parlamentin e Kosovës?