Vritet një udhëheqësi i Al Kaidës në Jemen?

Raportet nga Jemeni thonë se sulmi me aeroplan të telekomanduar i Shteteve të Bashkuara ka vrarë një udhëheqës të Al Kadiës, në pjesën jugore të vendit.

Sipas mediave, bëhet fjalë për Kaed Al-Thahabin, një nga udhëheqësit e degës së Al Kaidës në Gadishullin Arab.

CNN citon burimet lokale të sigurisë në Jemen të kenë thënë se pesë luftëtarë të tjerë të dyshuar janë vrarë në sulm.

Jemeni është bazë e Al Kaidës në Gadishullin Arab, e cila nga Shtetet e Bashkuara konsiderohet si një nga grupet më të rrezikshme në botë./REL/

Artikulli paraprakEkspertët e OKB-së e përfunduan hetimin në Siri
Artikulli vijuesNë Siri po shkatërrohet xhamitë më të vjetra dhe në përgjithësi trashëgimia kulturore