Davudoglu: Do të vijë dita kur sekretari i përgjithshëm i OKB do të kërkojë falje për Sirinë

Do të vijë një ditë kur sekretari i përgjithshëm i OKB për shkak të dështimit të KB në eliminimin e gjakderdhjes në Siri do të kërkojë të falur.

Kështu është shprehur Ahmed Davudoglu, ministër i jashtëm i Turqisë i cili gjatë konferencës së Munihut ka thënë se ky organ ka dështuar në përpjekjet për t’i dhënë fund luftimeve në Siri ashtu siç ka dështuar në Bosnje dhe në Ruanda. Ai rikujtoi se OKB disa herë ka kërkuar falje për dështimet e saj në Bosnje dhe shtoi se do të vijë ajo ditë kur do tu kërkojë të falur botës dhe Sirisë. Sekretari i përgjithshëm i OKB do të shkojë në Homs dhe Jermuk dhe do të kërkojë të falur për dobësitë e tij, tha në fjalën e shefi i diplomacisë turke.

Artikulli paraprakFranca tërheq ushtarët e fundit nga kosova
Artikulli vijuesShpallet numri i votuesve në Afganistan