Sipas një studimi të kohëve të fundit, puna vullnetare është e dobishme për zemrën, edhe pse personi mund të jetë i shtyrë në moshë. Studimi u krye me 106 adoleshentë nga Kanadaja dhe rezultatet u publikuan në revistën “Journal of the American Medical Association”.
Studimi kishte si qëllim të provojë nëse punët vullnetare ndikojnë në shëndetin e adoleshentëve apo jo. Sipas supervizores së këtij studimi, Hanna Shryre, puna vullnetare përmirëson funksionin e enëve të gjakut dhe të vetë zemrës, të cilat janë shkaqet kryesore të vdekjeve në Amerikën Veriore.
Adoleshentët që morën pjesë në eksperiment u ndanë në dy grupe: njëri grup, me 53 adoleshentë, kreu punë vullnetare në mjedisin përreth, ndërkohë që grupi tjetër me po të njëjtin numër jo. Nga ky studim, pas dhjetë javësh vrojtime, u pa se vullnetarët gëzonin shëndet më të mirë, me përqindje më të ulët kolesteroli, infeksionesh dhe yndyrash.
Sipas studiuesve, shenjat e para të sëmundjes së zemrës dhe enëve të gjakut shfaqen në periudhën e adoleshencës. Pikërisht për këtë arsye u zgjodh kjo grupmoshë./dritaislame/