Gazeta e famshme gjermane Bild, në edicionin e saj online të premten ka publikuar se Werner Klawun, përfaqësues i Partisë së djathtë Nacional Demokratike në Dresden, në moshën 75 vjeçare të tij ka pranuar Islamin. Ai menjëherë është vënë në dispozicion të refugjatëve që gjenden në qytetin e Dresdenit i cili llogaritet si qyteti ku filloi kampanjat antiislame në Perëndim. Në këtë qytet filloi edhe lëvizja Pegida.
Gazetat cituan deklaratën e tij ku thotë se pranimi i islamit dhe lënia e ideve ekstreme paraqet një kthesë të rëndësishme në jetën e tij. Ai përmend se ndryshimi tij filloi pas një llogaritje me veten e tij.
Klawun thotë se rrugën e tij drejtë Islamit e ka filluar duke lexuar Divanin lindor të autorit të njohur gjerman Goethe dhe pas kësaj filloi ta lexoj Kuranin në gjuhën gjermane, çka bëri që ta pranoj islamin. Nga një politikan ekstrem dhe ksenofobik, Werner është bërë Ibrahim.
(Islampress)