Shtëpia Shkencë dhe Teknologji WhatsApp tani edhe si aplikacion në Desktop

WhatsApp tani edhe si aplikacion në Desktop

Duket që thashethemet ishin të vërteta pasi WhatsApp ka prezantuar tani zyrtarisht aplikacionin e ri për Desktop.

“Ashtu si WhatsApp Web, aplikacioni jonë për Desktop është thjeshtë një shtesë e telefonit tuaj. Aplikacioni shfaq bisedat dhe mesazhet nga telefoni juaj mobil”, tha kompania në një deklaratë, transmeton portali arbresh.info.

Aplikacioni, i cili është në dispozicion për përdoruesit në Windows 8 dhe sisteme më të reja operative, qëndron i sinkronizuar me shërbimin WhatsApp në telefonin tuaj duke i lejuar atij të komunikojë me përdoruesit e tjerë në listë.

 

Artikulli paraprakJa si reagojnë disa amerikanë kur shohin një myslimane duke u lutur në rrugë
Artikulli vijuesMërgim Mavraj nuk luan kundër Dortmundit