“Wi-Fi pasiv” do të mund ta zvogëlojë harxhimin e energjisë

Inxhinierët nga Universiteti i Uashingtonit kanë prodhuar një tip të ri të harduerit Wi-Fi, i cili përdor një energji 10.000 herë më të vogël sesa pajisjet aktuale. Ky zbulim do të mund të kishte ndikim të madh në aplikacionet mobile dhe mund t’iu ndihmojë baterive të smartfonëve që të jetojnë më gjatë, por ta zvogëlojë edhe harxhimin e energjisë te të gjitha pajisjet që përdorin internet, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Kjo do ta mundësonte qasjen në internet edhe nga pajisjet të cilat deri më tani nuk janë përdorë për këtë qëllim. Teknologjia, e cila ka marrë nofkën “Wi-Fi pasiv”, bazohet në fenomenin i cili quhet “backscatter” (sinjali kthyes). Derisa për shumicën e lidhjeve Wi-Fi duhen dy radio sinjale me ngarkesë, për standardin e ri do të duhet vetëm një, i cili do ta gjenerojë një sinjal një frekuencor.

Komunikimi pa kabllo është njëri ndër harxhuesit më të mëdhenj të rrymës në smartfone.

Artikulli paraprakSmaka: Thaçi sot në Kushtetuese, këto janë 5 pikat ku është shkel kushtetuta (Video)
Artikulli vijuesAhmeti thotë se Kisha Ortodokse Serbe duhet të jetë dëshmi se çka ka dashur Milllosheviqi të bëjë