Will Smith i kundërvihet klimës anti-muslimane gjatë turneut të filmit “Suicide Squad”

Will Smith ishte në Lindjen e Mesme të dielën, për të promovuar filmin e tij më të ri “Suicide Squad”.

Ylli i Hollivudit tha, se emri i tij është një mundësi e mirë për t’ju kundërvënë klimës anti-myslimane, që është duke e përshkuar garën presidenciale në SHBA.Smith, i cili luan rolin e një snajperisti në film, tha së është duke u kaluar kohë të mirë në Dubai.

Nga aty, ai ka twituar fotografi, duke komentuar: “Hej, jam në Dubai, dhe nuk më duket se po më urrejnë, apo jo?”

“Kur flasim për islamofobinë në Amerikë, për mua është e rëndësishme që të shfaqem prej këtij vendi”, tha ai.

Ai inkurajoi kineastët lokal dhe producentët që të gjejnë më shumë mënyra për të pasqyruar historinë e këtij regjioni në botë.

“Rajoni i Lindjes së Mesme nuk guxon të lejojë që Fox News të bëhet arbitër i imazheve, andaj kinemaja është një mënyrë e shkëlqyeshme për të përçuar të vërtetën e shpirtit të këtij rajoni drejt një audience globale”, tha ai.

Smith foli edhe për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, duke thënë se ai beson se është me rëndësi të flitet për çmendurinë e cila po e përshkon këtë garë.

Më parë gjatë fushatës, kandidati republikan për president Donald Trump, ka thënë se do të ndalojë hyrjen e muslimanëve në SHBA, duke shkaktuar kështu zemërim veçanërisht në Dubai, ku Trump ka huazuar emrin e tij për disa projekte të pasurive të patundshme, të profilit të lartë.

“Sado që është e dhimbshme kur dëgjon Donald Trump-in dhe ndjehesh i turpëruar për atë çfarë flet ai, mendoj se në njërën anë është mirë”, tha Smith.

“Në këtë mënyrë na mundësohet t’i njohim njerëzit, dhe t’a pastrojmë vendin tonë nga ta”.

Smith ka qenë i zëshëm edhe në lidhje me çështjet racore dhe ato të diskriminimit në Hollivud.

Smith dhe bashkëshortja e tij, Jada Pinkett Smith kanë bojkotuar ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Oscar në shenjë proteste, për shkak të nominimit për dy vite me radhë, vetëm të aktorëve me ngjyrë të bardhë.

Bojkoti i çiftit të njohur dhe aktorëve tjerë të shquar, ka nxitur Akademinë e Filmit që të premtojë se do të dyfishojë numrin e femrave dhe të minoriteteve, dhe të bëjë më të larmishëm udhëheqësinë e saj.

Ai tha të dielën, “se beson se është përgjegjësi e tij për të krijuar një përshtypje tek njerëzit”, duke aluduar në ngjyrën e lëkurës, dhe shtoi se: “Ata duhet ta dinë se lëkura juaj e zezë nuk do t’i dëmtojë ata”, duke kujtuar se këtë këshillë e ka marrë nga lideri i Afrikës Jugore, Nelson Mendela. /tesheshi.com/

Artikulli paraprakSHENIM/ Tubimi më i madh në historinë politike turke, Erdogani: Ju jeni heronj!
Artikulli vijuesGjuha prej rrugaçi dhe niveli i injorancës së deputetit katolik ekstremist Eduart Ndocaj