Aktori Will Smith është i ofenduar me politikat “e çmendura” të Donal Trumpit saqë është i gatshëm ta sfidojë atë në garën për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ylli i filmit “The Suicide Squad” ka folur për ambiciet e tij politike në emisionin Sunday Morning të CBS-së, derisa ka shtuar se ai nuk është i kënaqur me garën presidenciale.
Duke mos përmendur drejtpërdrejtë Trumpin, Smith ka thënë: “Nëse njerëzit vazhdojnë të thonë gjëra të çmendura për muret (mes Amerikës dhe Meksikës) dhe myslimanët, do të më detyrojnë që t’ia hyj politikës”.
Smith ka thënë se në rast të fitores, ai do të bëhej lider i botës së lirë. “Duhet të jem president. Të lutem! Për çfarë tjetër më ka mbetur të garoj?”- ka bërë shaka Smith.