Fotot shokuese: Djali i miliarderit vret mamanë me…

KUJDES: PAMJE SHQETESUESE

Këto pamje vijnë nga brenda një dhome hoteli në Rusi, ku një adoleshent, biri i një miliarderi, vrau mamanë e tij duke e mbytur me telin e karikuesit të celularit.

Egor Sosin, 19 vjeç, u arrestua pas vrasjes së mamasë së tij, Anastasia Noivikova-Sosina.

Mendohet se djali ishte i droguar kur e kreu krimin monstruoz.

44-vjeçarja u gjet e vdekur brenda një suite në një hotel me 5 yje në qytetin Kazan.

Sosin, që mendohet se është student në Londër, është djali i Igor Sosin, një manjat rus i ndërtimeve, me prona në mbarë botën.

Novikova-Sosina, ish-gruaja e Sosin, e kishte sjellë djalin e saj në Kazan për ta trajtuar për varësinë ndaj drogës.

Adoleshenti i tha policisë se mamaja i kishte dhënë mjekimin, që e bëri të kishte haluçinacione.

“U takuam me mamanë për disa procedura mjekësore,” tha ai.

“Ajo më dha disa pilula dhe më vonë nisi të ndodhë diçka e paqartë, nisa të kem haluçinacione, dhe i kam akoma”.

Dëshmitarët thanë se mamaja dhe i biri ishin zënë kaq shumë, sa u detyruan të thërrasin policinë.

Kjo e fundit e gjeti adoleshentin duke ecur me mbathje në rrugë.

Një burim i policisë tha se ai ishte “thellësisht i intoksikuar me drogë”.

Sipas burimit, gruaja ishte rrahur përpara se të vritej.

Babai i adoleshentit është pronari i Starik Khottabych.

Vitin e shkuar ai bleu për miliona euro një koleksion me fustanet e Sharon Stone, të cilat ia bëri dhuratë gruas së tij të re.

1 2 3 4

Artikulli paraprakPastërtia e ajrit – shkrim me shkas (ndotja e ajrit në Tetovë)
Artikulli vijuesWill Smithin i pa kënaqur me fushatën e Trumpit, gati ta sfidojë