Windows 8 lansohet sot

Sipas disa të dhënave të postuara në një nga blogjet e kompanisë Microsoft, thuhet se sot do të publikohet versioni paraprak i Windows 8.

Postimi në blog ishte bërë nga Chuck Chan, drejtues ekzekutiv në ekipin e zhvillimit të Windows, gjatë orëve të vona të së mërkurës, dhe nuk vonoi shumë dhe ky njoftim mori dhenë.

Më parë, Microsoft kishte premtuar se do ky version do t’i shfaqej publikut gjatë javës së parë të qershorit, duke përfshirë edhe Computerworld, që supozohej se do e publikonte atë gjatë periudhës 4-8 qershor. Por, kompania duket se ka ndërruar mendim, duke menduar se e premtja e 1 qershorit do ishte edhe dita e parë e muajit.

Hedhja në treg e Release Preview, rastisi me afatin e dhënë në mars nga Michael Cherry, analist drejtues në Microsoft, i cili tha se Redmond Wash, zhvilluesi i saj, do të dorëzonte të përfunduar Consumer Preview pas tre muajsh.

Sipas kalendarit të Cherry, Microsoft kishte për të dorëzuar në fund të majit për shqyrtim Windows Preview 8 dhe RTM deri në fund të gushtit. RTM është më e rëndësishme nga të dyja njësitë e masës, siç është pika në të cilën kodi është vënë në dispozicion të prodhuesve të aparateve për kompjuterët e rinj.

Microsoft ende nuk ka dhënë një datë fikse për lansimin e Windows 8 apo çmimet e tij, por analistët presin që Windows të debutoj në tetor me të njëjtat çmime si Windows 7.

Dy javë më parë, Microsoft ka bërë me dije se do ta “zhdukë” ndërfaqen “Aero” (kornizat e mëparshme me dritare). Sidoqoftë, postimi i Chan, nuk dha detaje shtesë se kur Windows 8 do të jetë në dispozicion për shkarkim. 

Artikulli paraprakIvanoviq: Prishtina po shfrytëzon vakumin institucional në Serbi
Artikulli vijuesRexhepi konfirmon plagosjen e disa personave në veri