Windows 8 RC në qershor

Steven Sinofsky në konferencën Windows Developer Days në Japoni zbuloi se versioni Release Candidate, ose në emërtimin e ri Release Preview, i Windows 8 do të paraqitet kah fillimi i qershorit.

Versioni Consumer Preview i Windows 8 është lansuar para krejtësisht tri muajve, detajet rreth risive të cilat do të sjell Release Preview ende nuk janë të ditur, por pritet vazhdimi i “vizëllimit” të SO i cili për nga ana funksionale do të duhej të jetë përfunduar tërësisht. Nëse nuk gjenden bug më të rëndësishëm, Release Preview mund të jetë versioni final i Windows 8. Kjo do të thoshte se SO në fazën RTM (release to manufacture) mund të hyj qysh gjatë verës, e pasi të sigurohen stoqe të mjaftueshme, versioni final pritet të paraqitet gjatë muajit tetor.

Windows 8 në treg do të jetë në dispozicion në tri versione – Windows 8, Windows 8 Pro dhe Windows RT (për procesorët ARM). 

Artikulli paraprakAmbasadori Akan Ismaili nuk ka diplomë fakulteti
Artikulli vijuesFacebook përfiton shumë nga ne