Xhaferi dhe Sinani vizituan kampin e refugjatëve në Gjevgjeli

Deputet nga Gostivari nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Koordinatori i Grupit Parlamentar, Talat Xhaferi dhe deputeti Jamin Sinani, në ditën e dytë të Festës së Kurban Bajramit kanë vizituar kampin e refugjatëve sirian në Gjevgjeli, njofton Radio Vala.

“Kjo vizitë u realizua për hirë të festës së Kurban Bajramit, ku nga afër u njohëm me hallet dhe nevojat e tyre sepse kjo është festë e solidaritetit me të varfërit, skamnorët, bonjakët dhe të gjithë ata që kanë nevojë. Nga afër e pamë kampin, kushtet mënyrën se si pranohen, plotësimi i dokumenteve, kujdesi mjekësor , transporti, ushqimi” tha për Radio Vala deputeti Jamin Sinani.

Bashkë me deputetet e BDI-së kanë marr pjesë edhe nga dy deputet të partive më të mëdha maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM dhe një deputete e pavarur, ndërsa nga PDSH-ja nuk kanë marr pjesë asnjë deputet.

Artikulli paraprakSi i kalon ditët Komandant Sokoli në burgun e Manastirit!
Artikulli vijuesMaqedoninë e pret fluks i ri refugjatësh