Xhamia e Ukbes në Tunis: Minareja e ezanit të parë në Afrikë

Xhamia e madhe apo xhamia e Ukbes në kryeqytetin kulturor të Tunisit, Kairouan afër trembëdhjetë shekuj e gjysmë është një nga vendet më të vlefshme muslimane të adhurimit, ndërsa është e njohur edhe për atë se nga minareja e saj është dëgjuar Ezanin i parë në Afrikë, shkruan Anadolu Agency (AA ).

Qytetin Kairuan (Hajran) dhe Xhaminë e Ukbes në vitin 671 e ka ngritur gjenerali arab dhe i dërguari i Ukbe bin Nafi, ndërsa xhamia pamjen e tanishme e ka marr nga shekulli IX.

Emri i qytetit Kairuan në përkthim don të thot pushimore, ndërsa për një kohë të shkurt fitoi famë dhe u bë tërheqës për vizitorë nga e gjithë bota, siç është edhe sot. Ndodhet në Detin Mesdhe në mes të kryeqytetit të Tunisit dhe qytetit Susa.

Çarshia e vjetër e qytetit, ku ndodhet edhe xhamia e Ukbes, që prej vitit 1988 është në listën e UNESCO të trashëgimisë kulturore botërore në Afrikë. Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) në vitin 2009, Kairouanin e shpalli si “Kryeqytet i Kulturës Islame”.

Xhaminë e Ukbes e zbukuron minareja 35 metërshe e lartë dhe njëra prej minareve më të bukura në botë, si dhe 365 shtyllat nga shekulli i VII dhe stolitë kaligrafike të bëra në periudhën e Perandorisë Osmane në shekullin XVI.

Alemi i minares së Xhamisë së Ukbes ruhet në një enë qelqi, ndërsa në qytet nuk është ndërtuar ndonjë ndërtesë më e lartë se minareja.

(AA)

Artikulli paraprakTë mbijetuarit e cunamit i përkujtuan xhamitë që qëndruan
Artikulli vijuesVIDEO – Bossi dhe Mësuesja (ngjarje në Tiranë 1997)