Myftiu Tërrnava kritikon Jabir Hamitin dhe tregon se në BIK s’ka luftë për pushtet

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava, ka mohuar se ka luftë pushtetesh brenda Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK).
Në këtë intervistë ekskluzive për “Epokën e re”, Tërnava ka thënë se brenda BIK-ut ka njerëz të interesuar të bëjnë vetëm zhurmë nëpër medie.

Në këtë kontekst, myftiu Tërnava e ka akuzuar ish-kryetarin e Kuvendit të BIK-ut, Xhabir Hamitin, për shpifje dhe intriga në adresë të tij dhe të kësaj bashkësie.

“Z. Hamiti ka qenë në pozita të rëndësishme në BIK. Ai nuk ka sjellë reforma e klimë pune, por ka sjellë përçarje, përplasje, gjuhë të urrejtjes dhe është marrë me shpifje dhe intriga”, ka thënë Tërnava, duke shtuar se Hamiti nuk ka platformë konkurruese.
Myftiu Tërnava ka thënë se ndryshimet në Kushtetutën e BIK-ut nuk lidhën me emrat e individëve dhe as me emrin e tij.

“Ndryshimet në Kushtetutën e BIK-ut kanë nisur në 2010-n si nevojë e domosdoshme”, ka thënë Tërnava. /kohaislame

Artikulli paraprakMyftiu Tërnava priti ambasadoren e Francës Maryse Daviet
Artikulli vijuesXhamia "Zemra e Çeçenisë" dhe Kremlini i Kollomneskut, simbole të Rusisë