Xhamitë franceze hapin dyert për “çaj dhe bisedë”

Qindra xhami anembanë Francës po marrin pjesë në një ngjarje të madhe të hapur këtë fundjavë, duke u ofruar vizitorëve mundësi për të pirë çaj dhe biseduar për Islamin.

Aktiviteti i quajtur “Një filxhan vëllazëror i çajit”, eshte nisma qe mori forma të ndryshme, ku xhamitë lokale shpërndanë pije të nxehtë dhe pasta, duke krijuar debate dhe punëtori kaligrafie, dhe madje edhe duke i ftuar njerëzit për të marrë pjesë në një nga pesë namazet ditore.

Aktiviteti i organizuar nga organi udhëheqës mysliman i vendit, Këshilli francez i besimit mysliman (CFCM), synon të stimulojë dialogun për Islamin dhe të krijoj një ndjenjë më të madhe të “kohezionit kombëtar”.

Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve pranoi ftesën për të vizituar një xhami afër Parisit, dhe përshëndeti iniciativën.

“Franca ka nevojë më shumë se kurrë për angazhimin e të gjithë muslimanëve në Francë,” tha ai, duke paralajmëruar se “predikuesit e vetëshpallur të urrejtjes” në xhami do të trajtohen seriozisht.

Pesë milionë myslimanë francez shpesh ankohen për diskriminim, veçanërisht në frontin e punësimit.

Artikulli paraprakDrama njerëzore në Madaya e cila ndodhet nën rrethim
Artikulli vijuesPamjet horror: Shpërthim kamikaz në Stamboll