Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës që vjen nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti ka folur sot edhe për demarkacionin me Malin e Zi.
Haliti ka thënë se kjo është një temë kjo që ka nxitur shumë debate dhe përplasje mes pozitës dhe opozitës andaj sipas tij, kjo është një temë që do shumë konsultime dhe debat.
“Ne kemi pasur një komision shtetëror i cili e ka dhënë pëlqimin për kufijtë që janë shënuar. Por marrëveshja për demarkacionin është kundërshtuar nga opozita e nga qytetarët pronat e të cilëve janë prekur”.
“Jemi në një pikë, për të cilën se di se si do të përfundojë. Kjo çështje do shumë diskutim dhe konsultim të mëtejmë me ekspertë të fushës”.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se “duhet të rishikohet mënyra se si janë shënuar kufijtë”.
“Nuk është se kam dyshime në demarkacionin, mirëpo s’mund të jem më i mençur se njerëzit e atjeshëm që i kanë kullosat e tokat e tyre atje dhe i kanë prekur ato vende ku shtrihet kufiri. Ka hapësirë për t’u diskutuar kjo çështje”.
“Nuk e di a është matur territori i Kosovës dhe matja e vendit është e mundshme të bëhet për 1 orë falë teknologjisë së avancuar”.
“Duhet bazuar në hartat historike e topografike dhe në standardet me të cilat caktohen kufijtë kudo në botë”.
Ai ka deklaruar se nuk e beson që demarkacioni dërgon në zgjedhje por sipas tij, nëse s’ka vota në Kuvend për demarkacion, s’ka se si të kalojë./
You Might also Like
Kelmendi: Qëndrimi në seancë do të thotë përkrahje e Thaçit, nuk mjafton votimi kundër
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi, në…
By
Redaksia
2 Min Read
Rebelët huthi marrin kontrollin e konsullatës ruse në Aden
Ndërkohë që vazhdon kaosi në Jemen, televizioni panarab ”Al Arabiya” njoftoi se milicia e rebelëve…
By
Redaksia
1 Min Read
Turqi, ndërtohet kampi i parë i montuar dy katësh për refugjatët
Kemi 1.000 shtëpi dy-katështe të montuara të cilat janë të gatshme që menjëherë të vendosen…
By
Redaksia
2 Min Read
Vaksinohen 15 refugjatë me vaksinën e Hepatitit A në Idomeni
Një grup mjekësh në kampin e refugjatëve në rajonin Idomeni në afërsi të kufirit mes…
By
Redaksia
3 Min Read
Posta e Kosovës dhe e Turqisë, lansojnë postamall.com
Posta e Kosovës do të ofrojë edhe një shërbim të ri, që ju mundëson të…
By
Redaksia
15 Min Read
Durrës, trafikonin vajza për prostitucion, 7 në pranga
DURRES- Shtatë persona kanë përfunduar në pranga dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim,…
By
Redaksia
1 Min Read
