Durrës, trafikonin vajza për prostitucion, 7 në pranga

DURRES- Shtatë persona kanë përfunduar në pranga dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim, në përfundim të një operacioni të ndërmarrë mbrëmjen e kaluar nga forcat e policisë së Durrësit.

Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut, bënë të ditur se tashmë janë dokumentuar provat që i implikojnë këta shtetas si një grup i strukturuar kriminal, i cili ushtronte aktivitet në drejtim të trafikimit ndërkombëtar të qenieve njerëzore me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit.

Gentjan Tahiri, 22 vjeç, lindur ne Lushnje, Xhanfranko Kiptiu, 21 vjeç, lindur në Itali dhe Bajame Ibrahimi, 47 vjeçe, lindur e banuese ne Peqin, janë arrestuar pasi në bashkëpunim me katër persona të tjerë të shpallur në kërkim rekrutonin e më pas trafikonin drejt Italisë me qëllim prostitucioni vajza shqiptare të moshës 17-21 vjeç.

Forcat e policisë kanë arrestuar gjithashtu në zonën e Urës së Dajlanit katër vajza të kësaj moshe, të cilat ushtronin prostitucion kundrejt shumave deri në 2 mijë leke. Puna do të vijojë me hetimin pasuror te personave të përfshirë në këtë grup kriminal, përfunduan burimet e policisë.bw/kohaislame

Artikulli paraprakSulm kundër NATO-s dhe ushtrise afgane, 45 të plagosur
Artikulli vijuesSi te mbrohemi nga gripi?