Xhehenemi është i rrethuar me epshe

Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:
“Xheneti është i rrethuar me vështirësi, ndërsa Xhehenemi është i rrethuar me epshe.”

Në këtë çështje, të kuptuarit e njerëzve ndryshon dhe këtu del në pah se kush janë burra të vërtetë. Në kohët e sotme, shumica e njerëzve i japin përparësi ëmbëlsisë së përkohshme para asaj të përjetshme. Ata nuk janë në gjendje të durojnë një moment të hidhur për një kënaqësi të përjetshme. Nuk janë në gjendje të durojnë që të poshtërohen një moment për një lavdi të përjetshme. Nuk janë në gjendje që të durojnë e të sprovohen për një moment për një rehati të përjetshme. Kjo është për shkak se personi e sheh të tashmen ndërsa ajo që pritet në ahiret, është e fshehtë tani. Sepse, besimi është i dobët ndërsa njerëzit udhëhiqen nga epshi. Ndërsa epshi e bën njeriun t’i jap përparësi jetës së kësaj bote dhe të mos mendoj shumë në lidhje me jetën e ahiretit. Të tillë janë shumica e njerëzve të sotëm pa e marrë parasysh se a kanë të bëjnë problemet e tyre me çështjet themelore apo të ndonjë rangu tjetër. Kjo nuk vjen nga asgjë tjetër, përveç si rezultat i dashurisë ndaj kësaj jete.
Uehb bin Munebih Allahu e mëshiroftë ka thënë se Isa bin Merjem alejhis-selam ka thënë: “Ata prej jush që e duan jetën e kësaj bote më së shumti, janë ata që vajtojnë më së shumti në lidhje me një fatkeqësi.

(el-Menbaxhi në Teslijetu Ehlil-Mesaib, fq. 8 )

Artikulli paraprakSa e dëmshme është ligështia dhe dobësia e zemrave?
Artikulli vijuesKëshillat e Profetit alejhis selam djalit të vogël