Këshillat e Profetit alejhis selam djalit të vogël

Këshillat e Profetit alejhis selam, birit të xhaxhait të tij Abdullah bin Abasit.

Një ditë Profeti alejhis selam kishte hipur mbi mushkë, dhe pas tij kishte hipur djali i xhaxhait të tij, Abdullah bin Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të. Ai asokohe ishte djalë i vogël jo më shumë se dhjetë vjeç. Profeti alejhis selam i tha atij: “O djalosh, do të të mësoj disa fjalë: Ruaje Allahun të të ruaj Ai ty: Ruaje Allahun që ta gjesh para vetes. Nëse kërkon (diçka), kërkoje prej Allahut, e nëse kërkon ndihmë, kërko prej Allahut. Dhe dije se: nëse të gjithë njerëzit mblidhen për të të bërë dobi për ndonjë gjë, nuk do të të bëjnë dobi me diçka, vetëm se me atë që ta ka shkruar Allahu, dhe sikur të mblidhen për të të bërë dëm, nuk do të të bëjnë dëm, vetëm se me një gjë që Allahu ta ka shkruar. Janë ngritur lapsat dhe janë tharë fletat”.

Mësime që nxirren nga kjo ngjarje:

Gjetja e momentit të përshtatshëm për mësim dhe këshillë. Udhëtimi është një nga më të përshtatshmit. Fëmija nuk të ndjek me vëmendje nëse është i lodhur, është duke ngrënë, është përgjumësh, apo është duke luajtur.

Mësimi i akides (besimit) së pastër si bazë e besimit tonë. Profeti alejhis selam i drejtohet me këto fjalë të mëdha një fëmije jo më shumë se dhjetë vjeç; i ka mësuar bazat e Akides (besimit) dhe nuk e ka konsideruar të vogël siç mund të mendohet.

Shoqërimi me fëmijët për të dalë, për të vizituar, për të mësuar etj. Sa më shumë të shoqërohet me prindin aq më shumë merr prej tij.

Shkrime te reja nga Xhamiambret

Artikulli paraprakXhehenemi është i rrethuar me epshe
Artikulli vijuesRrëfim nga jeta e shejh Albanit