Xhudisti egjiptian Islam El Shehaby ka refuzuar të përshëndes për dore kundërshtarin nga shteti i Izraelit Or Sasson.Kjo ka shkaktuar një çudi dhe debat pasi në xhudo edhe në fillim edhe në fund të lojës duhesh të japësh dorën për përshëndetje.
Federata Internacionale e Xhudosë ka thënë se vetë fakti se këto dy vende patën një betejë mes vete jep një shenjë të madhe për progresin e ndërtimit të mardhënive të tyre. “Kjo është një arritje e madhe që vendet Arabe pranuan të luftojnë me Izraelin” ka thënë zëdhënësi Nicolas Messner.
Ai ka thënë se përshëndetja për dore nuk është obligim, ndërsa të përkulet është obligim./KohaIslame